Gjermania kundër Shengenit për Bullgarinë e Rumaninë
Gjermania dhe komisioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian kanë mendime të ndryshme për zgjerimin e një marrëveshjeje për udhëtimet pa pasaportë në Evropë e njohur si Marrëveshja e Shengenit.Bullgaria dhe Rumania kanë kërkuar të jenë pjesë e marrëveshjes, duke fituar mbështetje nga Austria. Por Gjermania ka kërcënuar t’i vërë veton marrëveshjes, duke thënë se është e shqetësuar se anëtarët e komuniteteve rome nga Bullgaria dhe Rumania do të vërshojnë në Gjermani dhe do të abuzojnë sistemin e ndihmës sociale.Ka mundësi që zërat anti-romë të marrin përkrahje nga ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich, anëtar i koalicionit qeveritar konservator të kancelares Angela Merkel. Gazetat gjermane e akuzojnë atë se kombinon çështjen e zgjerimit të 26 vendeve anëtare të Shengenin - me imigracionin e ligjshëm të qytetarëve të BE-së nga Rumania dhe Bullgaria.Cordula Simon menaxhon marrëdhëniet e Berlinit me BE-në. Ai thotë se partitë konservatore të Gjermanisë po përpiqen të fitojnë pikë me cështjen rome përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm."Këtë vit, ne do të zgjedhim një qeveri të re federale. Eshtë politikë. Në se i pyet njerëzit që merren me këtë cështje në Duisburg, Dortmund, and Berlin-Neukölln, ata do të thonë ndryshe – që ne mund të sillemi ndryshe me këta njerëz.”Simon thotë se fëmijët romë fillojnë të flasim rrjedhshëm gjermanisht Brenda tre muajve pasi hyjnë në shkollë. Ajo që ka më shumë rëndësi është se prindërit e tyre i nxisin ata të mësojnë dhe i sjellin në aktivitete përfshi programin e vaksinimit. Simon thotë se Gjermania, e cila përballet me një krizë demografike, duhet të investojë tek fëmijët e imigrantëve nëse do të ketë të ardhme."Ne kemi nevojë për këtë ardhje në Berlin – jo vetëm për akademikët që vijnë pa fëmijë. Ne kemi nevojë për familje me fëmijë që rriten në këtë system."Por partite konservatore të Gjermanisë ka të ngjarë të mos jenë dakort me këtë – të paktën deri pas zgjedhjeve.