Sarkozy, hetim formal për skandalin “Bettencourt”
Ish-presidenti francez Nikola Sarkozi është tashmë zyrtarisht nën hetim në lidhje me financimin e fushatës së tij zgjedhore në vitin 2007. Sarkozi pretendohet se ka përfituar në mënyrë ilegale donacione nga gruaja më e pasur në Francë.Ish drejtuesi i Elizzesë akuzohet për pranimin e mijëra euro nga trashëgimtare e produkteve kozmetike L'Oreal, Liliane Bettencourt, tashmë 90-vjeccare. Vetë Sarkozi ka mohur këto akuza, e ndërsa avokati i tij ka deklaruar se vendimi është i padrejtë dhe do të paraqesë një ankesë në lidhje me këtë.Jean-Michel Gentil, i cili drejton hetim, ka thirrur në mënyrë të papritur Sarkozi për një takim ballë për ballë me shërbëtorin e Bettencourt, në qytetin e Bordo. Gjyqtari kërkoi këtë takim për të përcaktuar se sa shpesh politikani kishte takuar Bettencourt në vitin 2007.Ndërsa Sarkozy ka deklaruar se e ka takuar vetëm një herë gjatë atij viti, ndihmësi ka deklaruar të kundërtën.Pas seancës, prokurorët thanë se ish-presidenti është vënë nën hetim zyrtar "për përfitimi nga një person vulnerabël gjatë vitit 2007, në dëm të Liliane Bettencourt". Pretendohet se stafi që vepronte në emër të Bettencourt i dha 150 mijë euro cash ndihmësit të Sarkozy, gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale në vitin 2007. Ndërkohë, kontributet individuale gjatë fushatave në Francë janë të limituara në 4600 euro.Ish-kontabilistja e Bettencourt, Claire Thibout, pretendonte se ish-drejtuesi i fondeve të fushatës së Sarkozy-së në atë kohë, Eric Woerth, i cili më vonë u bë ministër i buxhetit, mblodhi personalisht paratë kesh.