Lushnje, hyn me skanfandër në kokë dhe grabit 4 mijë euro në një dyqan

4 mijë euro janë grabitur në një dyqan Western Union në mesditën e 15 korrikut nga një 26 vjeçar i cili kishte hyrë në dyqan i maskuar me skafandrën e motorrit në kokë.“Më daten 15.07.2015, rreth ores 14.20, në lagjen Loni Dhamo, Lushnje, ne dyqanin Wester-Union, një person ka hyrë i maskuar në kokë me skafander motorri dhe ka kryer me dhunë vjedhjen e shumës prej 4-mije euro dhe me pas është larguar në drejtim të stacionit të trenit” thuhet në njoftimin e policisë.Policia thotë se pas identifikimit është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes Ersant Dervishi.26 vjeçari, banues në fshatin Karbunarë e Vogel , Lushnjë ishte dënuar më parë për vjedhje me dhunë.Gjithashtu policia ka arritur të sekuestrojë motoçikletën e autorit,e cila është e markës Lifan dhe një skafandër me ngjyrë të zezë .[caption id="attachment_547445" align="alignnone" width="758"]grabitje lushnje Ne foto: Ersant Dervishi[/caption][caption id="attachment_547447" align="alignnone" width="640"]lushnjee Ne foto: Skafandra e motorrit[/caption][caption id="attachment_547448" align="alignnone" width="640"]grabitje lushjee Ne foto: Motorri me te cilin u be grabitja[/caption]/Oranews.tv/