Greqia i thotë PO planit Tsipras por Syriza përçahet. Sot vendimi i Eurogrupit dhe BQE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2015, 07:59
Parlamenti i Athinës i jep dritën jeshile planit të parë të reformave urgjente të imponuara nga Eurozona.Në një natë dramatike për Greqinë, parlamenti i Athinës ka votuar me 229 vota pro, 64 kundër dhe 6 abstenim, paketën e parë të reformave që Alexis Tsipras ka arritur me Eurozonën për të evituar një Grexit. Por para syve të tij Tsipras pa si partia e tij u përça.Miratimi i planit ishte i domosdoshëm për të nisur neogicatat mbi planin e tretë të ndihmave të kërkuar nga Greqia. Ndërkohë në Parlament votohej plani i shpëtimit, jashtë shpërthente zemërimi i popullit i cili i tha "Jo" masave, ndërsa më parë pati dhe përleshje në shesin para parlamentitPërçahet Syriza, Varoufakis e Kostantopoulou votojnë kundërVotimi do të thotë se qeveria e humbi shumicën e saj, por prapëseprapë pritet të mbijetojë.Kryeministri Tsipras votoi pro, kundër votuan shokët e tij të partisë Syriza, ish ministri i Financave, Varoufakis dhe kryetarja e Parlamentit Zoe Kostantopoulou.Por mori mbështetjen e disa deputetëve të opozitës. Ndërkohë zv/ ministrja Nantia Valavani dha dorëheqjen.Ministri grek i Energjisë, Panagiotis Lafazanis, i cili ishte mes 40 rebelëve të Syrizas, që në Parlament nuk kanë votuar planin e masave të imponuar nga kreditorët për shpëtim deklaroi se është gati të japë dorëheqjen nëse e kërkon Tsipras.“Nëse në një moment kërkohet dorëheqja ime unë jam gati” ka thënë ai gazetarëve pasi Parlamenti miratoi planin e reformave falë mbështetjes së opozitës. Ministrat e financave të 19 vendeve të Eurozonës do të mblidhen sot për të diskuar pas votimit.Të mërkurën, 15 korrik, Komisioni Europian propozoi një hua 7 miliard euroshe për të ndihmuar Greqinë të paguajë interesin e borxhit në disa ditë.Votimi pas mesnatës së 15 korrikutParlamenti i Greqisë ka votuar me shumicë votash paketën e reformave të ashpra në këmbim të një pakete shpëtimi nga Eurogrupi me një vlerë prej 86 miliardë dollarësh.
Gati 2 orë pas kalimit të mesnatës të së mërkurës kur ishte edhe afati i fundit, u bë votimi.
Sipas kushteve të marrëveshjes së shpëtimit të arritur në Bruksel të hënën, 13 korrik, kësti i parë i legjislacionit në lidhje me taksat dhe pensionet u desh të shtyhej për të mërkurën.
Mbrëmë pati protesta para Parlamentit, 50 të arrestuar
Tsipras kërcënoi: Votoni ose iki
Parlamenti francez miratoi marrëveshjen e Greqisë
Kotzias ndërpriti vizitën zyrtare në Tiranë, u kthye urgjent në Athinë
/Oranews.tv/