Tsipras kërcënon: Votoni reformat ose iki. Tsakalotos: S'kishim alternativë tjetër

Orë të vështira në Greqi. Brenda në parlament kryeministri Tsipras i është drejtuar kështu deputetëve disidentë të partisë së tij: "Nëse nuk më mbështesni iki".Një kërcënim për dorëheqje nëse plani i reformave nuk duhet të kalojë.Ndërsa ministri I Financave greke Euclid Tsakalotos gjatë debatit në parlament deklaroi: "Nuk kishim zgjidhje tjetër. E hëna ishte dita më e vështirë e jetës time që do e mbaj mend për gjithmonë. Nuk kemi thënë kurrë që ishte një marrëveshje e mirë"/Oranews.tv/