Liderët maqedonas arrijnë marrëveshje, Gruevski dorëhiqet në fund të dhjetorit
Ka qenë ora 02:00 e mëngjesit të sotëm kur u deklarua arritja e marrëveshjes historike në Shkup.Pas 7 orë bisedimesh të vështira komisioneri Johanes Hahn ja ka dalë të arrijë kompromisin e të firmoset marrëveshja mes lidervë politik në Maqedoni."Jam i kënaqur me atë që u arrit. Me këtë marrëveshje tani do të hapen dyert për vendin për integrim në NATO dhe BE. Duhet të jemi krenarë me liderët", deklaroi Hahn pas takimit.Mediat në Maqedoni zbulojnë përmbajtjen e marrëveshjes. Pika kryesore për të cilën është rënë dakord është dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevski më 15 dhjetor.Ndërsa deri më 15 janar do të zgjidhet qeveria e re me kryeministër nga rradhët e VMRO-DMPNE, por në konsulta edhe tri partitë e tjera LSDM, BDI dhe PDSH, në të cilën LSDM e kryeopozitarit Zoran Zaev merr Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin për Punë dhe Politikë Sociale, ndërsa në 5 Ministri do të ketë zv/ministra me të drejtë veto-je, 3 nga LSDM dhe 2 nga VMRO DPMNE.Në fillim të shtatorit Opozita do të kthehet në Parlament dhe do të angazhohet në mënyrë aktive në realizimin e kërkesave dhe reformave të parashikuara në marrëveshje.Do të zgjidhet një Prokuror special për çështjen e përgjimeve, me konsensus nga 4 partitë, nga 15 shtatori i këtij viti.Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për më 24 prill të vitit të ardhshëm."Atë që premtuam e arritëm, kërkuam dhe insistuam dhe u arrit që Nikola Gruevski të mos organizojë zgjedhjet", deklaroi Zaev pas firmosjes së marrëveshjes.Nga kthimi i opozitës në Parlament do të nis miratimi i pakos së reformave për zgjedhjet dhe reformat e tjera, por edhe rekomandimet speciale nga raporti i ekspertëve të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Rajnhard Pribe.