Album me 13 këngë për të paraljmëruar tërmetet në Filipine
Ky grup muzikor nga Akademia e Arteve në Filipine shpreson që me fitimet e albumit të ri të ndihmojë në parandalimin e fatkeqësive natyrore në vend. Dhe kanë gjetur një mënyrë të vecatë për ta bërë këtë.Ata do të informojnë popullatën për rreziqet e tërmeteve dhe masat që duhen ndërmarrë… nëpërmjet këngëve. E quajtur mësuesit e arteve te kombit, organizata e studentëve dhe profesorëve në Filipine ka publikuar një album me 13 këngë me titull "Handa ... Awit ... Lindol!" ose ndryshe "Përgatituni, këndoni, termet".Çdo këngë thekson një temë të veçantë në përgatitjet për fatkeqësitë, duke filluar nga ajo e fletëpalosjeve me informacionin se si duhet të reagojnë njerëzit në rast emergjence, por edhe cfarë duhet bërë kur vendi goditet nga tërmeti.Leomar Requejo, profesor i gjuhës Filipine, i cili këndon dhe luan në kitarë, thotë se ata bëjnë muzike informative, një mënyrë kjo e vecantë e marrjes së masave në raste të fatkeqësive natyrore."Mendimi im i parë ishte si ti bëjmë këto masa paraprake mbrojtëse nga fatkeqësitë natyrorë më të thjeshta dhe lehtësisht të kuptueshme për komunitetin, sepse armiku ynë gjithmonë ka qenë ana teknike e tërmeteve, u shpreh ai.Projekti i tyre ka filluar disa muaj pasi një tërmeti me magnitudë 7.2 ballë goditi Filipinet qëndrore në vitin 2013, duke vrarë më shumë se 200 njerëz dhe shkatëruar më shumë se 14.000 shtëpi. Albumi është përgatitur për gati një vit në vija të pëgjithshme, por më vonë disa këngë janë rishikuar dhe për disa të tjera ka pasur mosmarrëveshje mbi tekstet apo muzikën.Albumi mud të blihet në zyrat e studimit të fatkeqësive natyrore, por edhe online. Gjithashtu albumi do të shpërndahet edhe në bashkitë dhe komunat në mënyrë që këta të fundit ta transmetojnë në kanalet publikë si pjesë e fushatës së përgatitjes për fatkeqësitë natyrore.Iniciativa vjen pas alarmit të dhënë nga byroja e gjeoshkencave se vendi do të goditet nga një tërmet shumë i fuqishëm me epiqendër Manilan.