Basha shtron iftar: Lutjet le të shërbejnë për një shoqëri më të drejtë

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka shtruar një iftar për të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Basha tha se në këtë natë të madhe le të merren vendime të rëndësishme për të bërë më të lehtë jetën e qytetarëve.Lulzim Basha: Falenderoj besimtarët, që kanë agjëruar në këto ditë të nxeheta të verës. Qoftë i pranuar agjërimi i tyre, qofshin të pranuara lutjet e tyre dhe shërbefshin lutjet e tyre për një shoqëri më të drejtë, më bujare dhe më solidare.Në këtë natë dua të kujtoj paraardhësit tanë, që janë ndarë arë nga jeta. Shpresojmë që shpirtart e tyre të na gjenden pranë në sfidat tona si familjarë. Një lutje të vecantë kam për ata që ja kanë dedikuar shërbimit, mjekë, infermierë, punonjës të rendit.Muaji i Ramazanit po shkon drejt fundit, në këtë natë të madhërishme vendime të mira të merren, për ta bërë më të lehtë jetën e qytetarëve që janë në vështirësi.