Nuland: Politika bashkëpunim që personat me të shkuar kriminale të mos jenë zyrtarë
Nën Sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, vizitoi Tiranën dhe lëshoj mesazhe të ashpra poltikës shqiptar lidhur me kriminalizimin. Pasi takoi krerët e shtetit, Presidentin Bujar Nishani, Kryeminsiotrin Edi Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha, dhe përfaqësues të Shoqëris Civlie, Nuland, tha se poltika duhet të bashkëpunojë për ta bërë të vështirë që personat me të shkuar kriminale, të jenë zyrtarë.Nuland: "Qytetarët në Shqiperi, kanë pritur tejet gjatë që të ketë një gjyqësor të paster dhe të pa anashëm që të vendoset drejtesia. I bëjmë thirrje të gjithë popullit shqiptar që të insistojë që partitë politike ti ofrojnë atyre kandidatë të pastër e të ndershëm dhe ajo që ne dëshirojmë është që të bëhet shumë shumë e vështirë, duke pasur ndryshimet e nevojshme kushtetuese, të bëhet e vështirë që personat që kanë të shkuar kriminale, ose të cilët do të angazhohen në veprimtari kriminale gjatë punës së tyre duke mbajtur një pozicione zyrtare të mos jenë pjesë.Nuland ka qëndruar për reth 1 orë në takim me kreun e opzitës Luzlim Basha, i cili në përfundim tha se ka marr mbështetjen e zyrtares së lartë amerikane për procesin e dekreminalizmit.Lulzim Basha: Kam marrë mbështetjen e plotë për të ecur përpara me axhendën tonë të dekriminalizimit. Partia Demokratike do të vazhdojë të ecë përpara me plaftomën e saj duke çuar propozimet konkrete edhe njëherë, për herë të dytë në parlament Pas 5 orësh me takime intensive në Tiranë, Ndihmës.sekretarja Amerikane e Shtetit , tha se ka marrë angazhimin e të gjitha palëve poltike, për të avancuar reformat transformuese.Nuland: "Kemi degjuar shum sot, por presim bashkepunim real që të mund të arrihen reformat në sukseshme"Pak minuta para se të linte Tiranë, për t'iu drejtuar Bosnjes, Nuland, dha nje mesazh te qartë për një nga shqetsimet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lufta ndaj ekstremizmit fetarë, duke mos nguruar ta shpall shqipërinë si vend udhëheqës.