Klosi përuron Qendrën Tranzitore të Emergjencave: Më shumë vëmendje komunitetit rom

170 rome dhe egjiptian nga sot do te perfitojn nga qendra e re e pritjtes, e inaguruar ne periferi te tiranes. Minsitri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ka prerë shiritin e inagurimit të qendrës së parë tranzitore ne Shish Tufine e cila u ngrit fale fianancimit te Bashkimit Eurpian.Blendi Klosi: Do punojmë shumë me bashkitë e reja, të cilat do të kenë më shumë kujdes me ketë komunitet, nga problematikat që ai ka. Kemi arritur që në një vit kohë të kemi një histori shumë të mirë suksesi, e cila ka të bëjë shumë me infrastrukturën, por përsa i përket standardeve, shërbimeve dhe riaftësimit të tyre kemi shumë shumë punë për të bërë.Qendra Kombetare Tranzitore e Emergjencave do te sherbejë si një strehë e përkohshme për personat dhe familjet ne nevoje te cilat perballen me kushtet e vështira social-ekonomike. Komunitetet do të kene mundësi të strehoen për një periudhe qe varion nga 1 deri ne 24 muaj.Qe prej viti 2012, projekti per "mbeshtetje per perfshirjen sociale te komunitetve rome dhe egjiptian, ka realizuar 10 nderyrje infrastrukturore qe i sherbejne komunitetve si qendra komunitare, kopshte, qendra shendetesore dhe rruge.