Pogradec, subjektet private abuzojnë me hapësirat publike buzë liqenit

Vendosja e nje çadre anës liqenit të Pogradecit, duket se është një mision i pamundur për pushuesit që frekuentojnë këtë plazh.Subjektet private përgjatë bregut liqenor, abuzojnë me hapësirat për të cilat kanë leje nga bashkia, pasi shtojnë numrin e zhezlloneve duke zaptuar dhe hapësirat publike.Policia bashkiake ndërsa bën xhiro anës plazhit, duket se nuk e vë re zaptimin e hapësirave publike nga subjektet private .Numri i turistëve në Pogradec ka ardhur në rritje, kjo falë qetësisë që të ofron qyteti, pastërtisë dhe asfaltimit te rrugës së Linit, por nga ana tjeter duket se askush nuk mendon për pushuesit që nuk kanë mundësi të paguajnë një shezlon.