Muzeu në kryeministri, 1300 është numri i vizitorëve, 5 ditë pas hapjes së tij
Vetëm pesë ditë pas hapjes muzeu në kryeministri ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve vendas por edhe turistëve të huaj. 1300 është numri i vizitorëve deri ditën e hënë dhe për drejtuesen e projektit Falma Fshazi interesi ka ardhur nga grupmosha të ndryshme.1300 kanë vizitur muzeun e çelur të mërkurën e javës që shkoi në godinën e kryeministrisë. Interesi i qytetarëve vendas por edhe të huaj ka qënë i lartë në vecanti të shtunën.Drejtuesja e projektit Falma Fshazi thotë se vizitoret kanë qenë më shumë të interesuar për sallën e projeksioneve.Pas vizitës qytetarët shkruajne mbresat në një libër të vecantë , dhe dedikimi i parë vjen nga kancelarja gjermane Angela Merkel."Kjo tregon formën e duhur drejt formës më të lartë të demokracisë direkte""Demokracia është qeverisja e popullit për popullin nga populli""Kur bien muret popull-qeveri ngrihen muret e demokracisë""Nuk dua të them asnjë përshtypje pozitive: dua vetëm të them se na krijuat shpresë"Muzeu ne hollin e kryeministris do të qëndrojë hapur deri në fund të muajit korrik, ndërsa në gusht do të mbyllet për tu rhapur në shtator.