Basha pas takimit me Nuland: Mora mbështetjen për dekriminalizmin
Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit me Victoria Nuland në një deklaratë për mediat tha se mori mbështetjen për dekriminalizimin dhe problemet e tjera që e shqetësojnë opozitën, kryesisht në procesin zgjedhor të 21 qershorit.Lulzim Basha: Dua të falenderoj Nuland për vëmendjen që i jep shqipërisë dhe për mbështetjen që jep popullit shqiptar në kauzoën e shtetit ligjor, korrupsionit dhe krimit që siç i ka cilësuar ajo janë dy tumoret kancerozë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.Pata mundësi të njoh me sitautën e fundit duke filluar me zgjedhjet e 21 qershorit ku për fat të keq paralajmërimi i Komitetit të Helsinkit të Kongresit Amerikan u vërtetua. Pavarësisht thirrjeve nga ligjëvënesit amerikanë që të organizohej një proces ku publiku dhe qytetarët të kishim besim në votën e tyre dhe mos prekjen e votës së tyre. Një proces ku mos të kërcënoheshin dhe të viheshin në presion institucionet zgjedhore, zgjedhësit, komisionerët dhe opozita, për fat të keq sic vërteton edhe raporti i OSBE ODIHR, ishte pikërisht kjo që ndodhi, pati blerje të votës, pati presion, pati përfshirje masive të kontigjenteve kriminale si dhe kandidim të personave me rekorde kriminale.Këto probleme, përsa i përket mbetjes në vend të procesit të dekriminalizimit për shkak të mungesës së vullnetit nga mazhoranca, problemi i madh i korrupsionit që vetëm këto 5 muajk i ka kushtuar shqiptarëve 150 mln dollarë, para që duhe ttë shkonin për rritje pensione e pagash. Probleme e asaj që quhet prishje e standardeve demokratike kanë dominuar pjesën e bisedës me Nuland.Kam marrë mbështetjen e plotë të Nuland për përpjekejt e PD dhe platformën tonë për të trajtuar këto probleme të demokracisë, pikë së pari me axhendën e dekriminalizmit, në mënyrë që qytetarët të kenë një parlament dhe pushtet vendor të pastër. Kjo do të thotë se Partia Demokratike do të vazhdojë të ecë përpara me plaftomën e saj duke çuar propozimet konkrete edhe njëherë, për herë të dytë në parlament me qëllim që kushdo që sot është anëtar i parlamentit apo kryetar i njësive vendore të dalë nga 21 Qershori dhe që ka rekorde të tmerrshme kriminale, të ndalohet nga mbajtja dhe ushtrimi i funksioneve të zyrave përkatëse. Pra largimi nga parlamenti shqiptar dhe nga pushteti vendor i personave me rekorde të tmerrshme kriminale dhe ndalimi po kështu përmes akteve ligjore që ne do të propozojmë dhe një strukture institucionale që po kështu do ta propozojmë, i kandidimit të tyre në të ardhmen duke filluar me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.