Siguria në rrugë, ndërhyrje në 90 njollat e zeza të aksidenteve në vend
Shqipëria ka 145 pika të rrezikshme në akset rrugore në të gjithë vendin, të cilat janë burim i vazhdueshëm aksidentesh. Ministria e Trasnporteve ka bërë gati ndërhyrjen në 90 prej këtyre pikave.Arjan Korpa: "Janë akoma 90 pika të zeza, pritet ndërhyrja dhe ne kemi finalizuar projekte për ndërhyrje në këto 90 pika të zeza. Sinjalistikë e cila, mungon ose nuk është e duhur gjithashtu edhe ndërhyrje, riparime.”Ashpërsimi i masave të qarkullimit rrugor ka dhënë efekte duke ulur numrin e përgjitheshëm të aksidenteve me 26 % dhe ato me pasoja fatale me 19%.Arjan Korpa: "Kemi pasur një ulje të përgjithshme të numir të aksidenteve me 26 % dhe të atyre fatale me rreth 19%.”Zyrtari i Ministrisë së Transporteve bën me dije se është mbyllur aktiviteti i disa autoshkollave në të cilat janë konstatuar shkelje të rënda.Arjan Korpa: "Rezultoi që shumë autoshkolla ishin me probleme dhe menjëherë u pa e nevojshme ndërhyrja për të mbyllur aktivitetin deri në plotësimin e kritereve.”Për këtë sezon në vëmendje do të jetë vendosja e sinjalistikave në zonat turistike.Arjan Korpa: "Prioritet këtu janë akset turistike me destinacion turistik. Këtu do të bëhet edhe ndërhyrje emergjente."Për 5 vitet e ardhshme qeveria shqiptare sëbashku me BB do të investojnë 156 mln dollarë për mirëmbajtjen e 1300 km të sistemit tonë rrugor.