Fundjava në Tiranë, turistët e huaj “të vetëm” në kryeqytet

Kjo është pamja që ofron Tirana sot. Duket se vapa mbytëse e korrikut i ka detyruar të shkojnë drejt zonave bregdetare.Por vendin e tyre e kanë zënë turistët e huaj, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e verës për tu njohur kështu me kulturën dhe traditat e vendit tonë.Muzeu Historik Kombëtar dhe Galeria Kombëtare e Arteve janë dy qëndrat kulturore që të huajt e ardhur nga Austria, Skocia apo vënde të tjera të botës vizitojnë në Shqipëri:“Është hera e parë që vi në Shqipëri,kam zgjedhur të qëndroj një javë. Në ditën e parë këtu kam zgjedhur Galerinë e Arteve për të parë nga afër dorën dhe mendjen e artistëve shqiptarë, më pëlqejnë, keni vërtet më çfarë të krenoheni”.“Më pëlqen vendi juaj, më pëlqen shumë. Vimë nga Austria dhe kishim kureshtje të njihnim historinë tuaj, ndaj dhe sot zgjodhëm Muzeun Kombëtar”.“Keni tradita shumë interesante, nuk jam zhgënjyer që zgjodha Shqipërinë këtë vit për të vizituar. Më pëlqen, jeni popull me shumë tradita e kulturë,do ua rekomandoj të gjithë atyre që njoh vendin tuaj të mrekullueshëm”.Por janë edhe disa artistë të cilët kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë në Tiranë, duke e shfrytëzuar si mundësi për tu njohur me ekspozitat e reja.Sipas parashikimeve në muajin gusht pritet që temperaturat të rriten me disa gradë ndaj dhe siç duket për disa kohë Tirana do të vazhdojë të mbetet kështu.