Vrasja e turistëve çekë, Radka Salapkova: Incident i izoluar i një individi

Në pjesën e parë të emisionit "Të Paekspozuarit" u transmetua një intervistë e gazetarit Rakipi me konsullen e Ambasadës çeke në Tiranë, Radka Salapkova, e cila e konsideroi këtë ngjarje si të izoluar dhe që nuk ka ndikuar në interesin e turistëve çekë për Shqipërinë.

“Ne e konsiderojmë krimin si një incident të izoluar të një individi, që mund të ndodhë kudo. Ne po e vlerësojmë situatën e sigurisë në zonë. Për momentin nuk e kemi ndryshuar faqen e këshillimit për turistët dhe pasi të vlerësojmë të gjithë informacionin që do të mbledhin, mund ta ndryshojmë paksa, por sinqerisht jo për momentin. Shumë turistë vizitojnë Shqipërinë nga vendi im. Është me të vërtetë një vend shumë i bukur. Shqiptarët i trajtojnë vizitorët si miq dhe kjo është arsyeja pse turistët çekë vijnë këtu kaq shpesh”, ka deklaruar konsullja ceke.