KQZ çertifikon rezultatin për Veliajn, por jo për Këshillin Bashkiak

KQZ ka çertifikuar rezultatin final për kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.Por KQZ nuk ka mundur të çertifikojë rezultatin për Këshillin Bashkiak, i cili po mbahet peng nga LSI që po kundërshton rezultatin në disa qendra votimi.KQZ ka shtyrë për ditën e enjte çertifikim e rezultatit për Këshillin Bashkiak për Tiranën, duke marrë kohë për të verifikuar pretendimet e LSI. Po ashtu në mbledhjen e ardhshme kërkesën e PD që kërkon pavlefshmërinë në 9 qendra votimi në bashkinë e Durrësit.Ndërkohë, kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pritet tja dorëzojë pasardhësit të tij detyrën në fund të muajit korrik, pasi në rast se nuk ka asnjë ankesë deri në datë 13 korrik nga partitë politike për të kundërshtuar rezultatin atëherë Veliaj mund t’i drejtohet gjykatës që ti jape vendimin e formës së prerë për marrjen e mandatit që del për 15 ditë. Sipas procedurës, Prefekti do të therrasë mbledhjen  e parë të këshillit që pas konstituimit i hap rrugë edhe marrjes zyrtarisht të detyrës nga Erion Veliaj.