Pika turistike e Byshekut e harruar nga shteti

Natyra me Byshekun është treguar bujare. Hije nën rrepet shekullore, ujë të freskët burimi dhe ajër të pastër.Por njerëzit dhe shteti jo aq shumë. Mungesa e investimeve në infrastrukturë pengon zhvillimin e pikës së njohur turistike në Elbasan.Por megjithë kushtet vizitorët në Bushek nuk mungojnë! Të rinj apo familjarë mbajnë ende gjallë traditën e piknikut dhe kërkojnë që shteti të mos e lërë jashtë vëmendjesBysheku ndodhet rreth 9 km larg qytetit, dhe është një nga pikat turistike  të frekuentuara tradicionalisht nga elbasanasit.