Porti i Durrësit, udhëtarët ankohen: Mungojnë kontenierët, ambjent i papastër

Porti i Durrësit vuan ndotjen nga mbetjet urbane, mungesën e kontenierëve dhe shkarkimin e mbetjeve të hidrokarbureve të anijeve. Situata e rënduar ka sjellë pakënaqësi tek udhëtarët, ndërsa në Drejtorinë e Mjedisit problematika shihet në portin e peshkimit.Kjo është situata e rëndë në portin e Durrësit, mbetje urbane të hedhura kudo në tokë dhe në det.Anijet të cilat ngarkohen e shkarkohen me mallra duke derdhur në ujë mbetjet e fundit.Situata është edhe më problematike në portin e peshkimit. Katastrofa mjedisore nga neglizhenca ka sjellë zhdukjen e gjallesave ujore.Ujërat e zeza derdhen po në territorin e portit, ndërsa niveli i ndotjeve nga mbetjet hidrokarbure të anijeve është alarmant.Udhëtarët në terminal thonë se mungojnë kontenierët dhe ambienti është i papastër.Drejtori i Mjedisit në portin e Durrësit, me profesionin veteriner por tani në një detyrë të rëndësishme që nuk lidhet me formimin e tij profesional, Shaziman Hoxha, pranon përballë insistimit të Ora News gjendjen alarmante të situatës mjedisore në portin e peshkimit."Edhe pse ne kemi problematike me sektorin e peshkimit që mendoj se ështëd rejt përfundimti dhe zgjidhjes së këtij problemi, kjo vjen se peshkimi është më pak i monitoruar..."Z. Hoxha pranon se nuk ka mbeshtetje ligjore që ai të ndërhyje për të zgjidhur këtë situatë të rëndë, ndonëse pranon se ende nuk ka raportuar tek organet ligjzbatuese për të marrë masat."Ne monitorojmë kur nuk kryehet pastrimi, jo vetëm heqim pagesë, por kur ka probleme që nuk zgjidhen problemet vendosen edhe masa shtrënguese administrative."Dhe deri në momentin e përfundimit të monitorimit, të raportimit dhe kontrollit nga Inspektoriati i Mjedisit, gjendja në portin e Durresit do vazhdojë të jetë skandaloze.porti i durresit ndotja porti i durresit