Tahiri: Policia dhe SHISH nuk kishin informacion për sulmin në Lazarat
Ministri i Brenshem Sajmir Tahiri, i thirrur në Komsionin e Sigurisë për të raportuar mbi ngjarjen në Lazarat ku mbeti i vrare efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha pranoi për herë të parë se policia dhe shërbimet inteligjente nuk kishin informacion per sulmin që ishte pergatitur nga grupi i armtosur.Saimir Tahiri: Ishte një ngjarje që gjeti rrugëzgjidhjen e duhur duke arrestuar autorët. Ishte pabesi i organizuar për të cilën policia dhe SHISH nuk kishin informacion.Por deklaratat e ministrit hasën në kundërshtimin e përfaqëusueve te opozites ne komision.Flamur Noka: Një situatë ku krimi dominon, ku vrasjet dominojnë vendin, ku droga ka shpërthyer dhe gjithë Shqipëria është kthyer në Lazarat, ku laboratorët e kokainës kanë mbirë si kërputha në cdo cep të Shqipërisë, ku vlera e njeriut vlen më pak se një plumb, në vend që të dëgjojmë një ministër i cili të vijë dhe të kërkojë bashkëpunimin e e parlamentiti dhe gjithë faktorëve të shoqërisë, na erdhi një ministër krenarist.Debatet u zhvendosen me pas mes ish- ministrit Noka dhe kryetarit te komisionit Braho. Zyrtari i lartë i ministries se Brendshme kishte rezerva të forta edhe për sjelljen e drejtësisë ndaj bandave kriminale.Spartah Braho: Është për të ardhur keq që një ministër Mbrojtje, pavarësisht se ke qenë ministër i Brendshëm...qëndrovëe ca ditë atij po nuk ke mësuar asgjë, që të gjitha këto që po pyet ti janë pjesë e hetimit. Nëse ke ardhur të merresh me mua...Flamur Noka: PO ti mos ndërhy..Spartak Braho: Unë ta tregoj vendinFlamur Noka: Vendin?!....ka ikur ajo kohë