Dhoma Zgjedhore: Problem financimi dhe blerja e votës, ndryshime në ligj
Dhoma Zgjedhore ka dalë me rekomandime konkrete për përmirësimin e legjislacionit që lidhet me zgjedhjet. Në raportin për procesin e 21 qershorit, Dhoma zgjedhore evidenton si problematike mungesën e transparencës për financimin dhe blerjen e votës.Dhoma zgjedhore publikoi raportin për zgjedhjet e 21 qershorit, qe adreson rekomandime konkrete për përmirësimin e legjislacionit qe lidhet me zgjedhjet. Shihet si mjaft problematik financim i partive poltike dhe blerja e votes.Lutfi Dervishi: Rekomandojmë marrjen e masave nga organi i prokurorisë për të luajtur një rol më aktiv në hetimin e veprave penale që prekinz gjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, në vecanti veprat penale që lidhen me shit-blerjen e votës përmes parave, premtimeve për një vend pune. Për më tepër i bëjmë thirrje prokurorisë të hetojë burimet e financimit të partive politike për shpenzimet elektorale që janë dukshëm disa herë më të larta se të ardhurat e deklaruar prej tyre.Duke e parë si majft problematike ndërhyrjen e poltikës në proces, dhoma zgjedhore, rekomandon administrate teknike jo partiake.Lutfi Dervishi: Rekomandojmë që të merren masa që në zgjedhjet e ardhshme Shqipëria të shkojë drejt administratës zgjehdore profesioniste dhe jo partiake duke i shkëputur njëherë e mirë procesin nga kontrolli dhe lojërat e partive politike.Shoqatat e pavaruara, rekomandojë ndryshime që lidhen me ndërhyrje në kodin zgjedhor, ku parashihen lista të hapura në vend të atyre të mbyllura për këshillat bashkiak, kufizimi i numrit të mandateve për kryebashkikët, garantimi e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë, si dhe mbrojtje ligjore për punonjësit e administratës publike nga presionet politike në fushatë elektorale.