Fermerët përfitojnë nga grantet, 13 fituesit nga zonat e thella rurale

Qeveria gjermane dhe daneze ka vënë në dispozicion të fermerëve shqiptarë një shumë prej 270 mijë eurosh në formë grantesh. Në bazë të programit vëmendja është përqëndruar në kombinimin e bujqësisë dhe turizmit.Nga skema e granteve mësohet se kanë përfituar rreth 13 fermerë të cilët do ti investojnë ato në agropërpunim dhe vijnë nga zona të thella rurale.Përfituesit e drejtpërdrejtë janë aplikantët fitues nga Shkodra, Kukësi, Dibra, Elbasani, Berati dhe Korça.Ata do të investojnë në mekanizimin e fermave të tyre me fruta dhe arrorë dhe në pajisjet e përpunimit të qumështit të ripërtypësve të vegjël, duke synuar rritjen e prodhueshmërisë dhe cilësisë së produkteve.Një nga përparësitë e këtyre skemave është mbështetja për gratë dhe sipërmarrësit e rinj.