Hungari, votohet në Parlament ligji për të penguar emigrantët
Parlamenti hungarez ka miratuar ligjin e shumë debatuar të emigrantëve, duke u hequr të drejtën për të kërkuar azil të gjithë refugjatëve që hyjnë në vend. Darfti, i cili mori votat e maxhorancës në parlament dhe gjithashtu votat e nacionalistëve ekstremë të Jobbik, parashikon edhe përshpejtim të proceduarave për ndërtimin e një muri në kufirin me Serbinë, që në praktikë për momentin do të jetë një pengese me tela me gjemba në 175 kilometër vijë kufitare me shtetin serb, si bllokade për të ndaluar hyjen e emigrantëve.Me këtë vendim Hungaria ka pezulluar Traktatin e Dublinit, një nga rregullat më të rëndësishëm të Bashkimit Europian për sa i përket emigrantëve dhe azilkërkuesve. Sipas traktatit, vendi në të cilin emigrantët shkelin për herë të parë është përgjegjës për strehimin dhe azilin e tyre, gjë të cilin hungaria e ka hedhur poshtë me pretendimin se vendi është i mbingarkuar nga emigrantët e paligjshëm.Sipas Budapestit zyrtar, vetëm gjatë këtij viti në vend kanë hyrë 67 mijë persona në mënyrë ilegale. Vendimi është kritikuar rëndë nga Bashkimi Europian dhe nga Organizata e Kombëve të Bashkura. Qëndrimi i Hungarisë mbi cështjen e emigrantëve është bërë i njohur disa muaj më parë në debatin në Parlamentin Europian mbi emigrantët që zbarkojnë në Itali dhe shpërndarjen e tyre sipas kuotave. Pikërisht për kundërshtimin e tij të fortë, kreu i Komisionit Europian e quajti kryeministrin Viktor Orban diktator.