Fondet e partive, KQZ nis proçesin e auditimit të fushatës zgjedhore
Pas përfundimit të proçesit zgjedhor, Komisioni Qëndror i zgjedhjeve do të nisë punën për të audituar fondet e përdorura nga partive politike gjatë zgjedhjeve të 21 qershorit.Ndërkohë KQZ ka mbyllur proçesin e ankesave dhe nesër do të çertifikojë rezultatin për bashkinë e Tiranës.Drilona Hoxhaj: “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kësaj deklarate publike i bën apel ekspertëve kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara gjatë fushatës zgjedhore nga partitë politike, në zbatim nenit 92 të Kodit Zgjedhor. Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere: - Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të për jo më pak se 5 vjet. - Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël. - Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit. - Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse. - Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit. Pas shfaqjes së interesit nga ekspetët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë fushatës zgjedhore 2015 nga partitë politike.Auditët e interesuar të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 15.07.2015, këtë dokumentacion: 1- Kërkesë aplikimi; 2- Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipercituara. Janë të lutur të gjithë ekspertët kontabël të cilët plotësojnë kriteret e sipërpërmendura, të aplikojnë pranë KQZ-së dhe të japin kontributin e tyre në realizimin e kësaj detyre të përbashkët që ligji na ngarkon”.