Drafti i Arsimit të Lartë, Fuga: Është ligj i shekullit të 19
Akademikët e konsiderojnë draftin e arsimit të lartë si ligj të shekullit të 19, me një sërë mangësish juridike e kompetencash.Artan Fuga: Fryma e projektligjit na duket e parapambetur, e shekullit të 19. Ideja e një standardi unik është e tejkaluar.Në Komisionin e Edukimit dhe mjeteve te informimit publik Prof dr, Fuga tha se Këshilli i Profesorëve mbetet pa asnjë autoritet.Artan Fuga: Këshillat e profesorëve që ky projektligj i zhduk, dhe unë e quaj sic i prenë kokat gjeneralëve në 67, i prihet koka profesorëve me këtë draft.Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit u shpreh se drafti dhe argumentat e kryeministrit kundërshtojne njëra-tjetren.Artan Fuga: Jo që të transformohet Universiteti Publik me një vendim bordi dhe të kthehet në një universitet që në fakt është privat, por i privatizuar në emrin e një burokracie të një lidershipi të emëruar nga pikëpamja politike dhe burokratike, kështu nuk ka.Akademikët thanë se sygjerimet e tyre nuk janë marrë në konsiderate dhe ky pretendim u hodh poshte nga përfaqësuesi i ministrisë së Arsimit.Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit: Të gjitha Universitetet janë marrë në takime të vecanta dhe janë dëgjuar për cdo vërejtje apo sugjerim që kanë dhënë.Përfaqësia e pedagogëve dhe akademikeve dorezoi në komision memorandumin e firmosur nga 211 firmëtarë me argument që kundershtojne draftin e arsimit te lartë.