Konflikti për pronën, Komuniteti Mysliman: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë
Vendimi i Gjykatës së Apelit për tjetërsimin e një prone ka sjellë reagimin e ashpër të përfaqësuesve të KMSH në dyert e kësaj gjykate. Ata deklarojnë se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin e pronës që besimtarët myslimanë i kanë lënë këtij komuniteti që prej vitit 1919.Në një deklaratë për mediat ata e cilësojnë vendimin e shkallës së dytë si një grabitje të pronës që i bëhet besimtarëve myslimanë."Individi Ali Pazari në bashkëpunim me biznesmenin Fatmir Xhaferi, duke përdorur format e mashtrimit dhe me ndihmën e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, me një vendim gjyqësor haptazi në kundërshtim me ligjin dhe provat, kanë grabitur pronën shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë."Por Tarikati Islamik Halvetik, pala tjetër në këtë cështje, kundërshton pretendimet e Komunitetit Mysliman, dhe duke e konsideruar tashmë cështje të mbyllur me vendim gjykate hedh akuza për ndikime në mosregjistrimin e pronës.“Gjykata na ka dhënë të drejtën e pronësisë duke argumentuar me fakte. Sot po hasim edhe vështirësi në regjistrimin e pronës në hipotekë. regjistrusit thotë që kemi urdhër nga lart për të mos e regjistruar. Ne i kërkojmë urdhërin, ai na thotë nuk e kam me shkrim, por e kam verbal”