Klosi: 6 shtyllat kryesore, ku rëndësi i kushtohet punësimit
Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi prezantoi Planin Kombëtar për të rinjtë për vitet 2015-2020. Për Klosin 6 janë shtyllat kryesore të planit ku rëndësi e vecantë i kushtohet punësimit të të rinjve.1.Nxitja e pjesmarrjes së të rinjëve në proceset e vendimarrjes2.Nxitja e punësimit të të rinjve3. Shëndeti, sporti dhe mjedisi4. Edukimi i të rinjve5. Mbrojtja sociale6. Kultura dhe vullnetarizmiBlendi Klosi: Ky plan i bashkërenduar me shtresat në nevojë, me ata të rinj që kanë nevojë çdo ditë për përkujdesje, të rinj të cilët sot ndodhen në gjëndje të keqe ekonomike dhe që presin nga shteti ndihmën e tyre, por që kjo ndihmë nuk mund të vijë vetëm si ndihmë ekonomike, por me programet e reja të nxitjes së punësimit “Zv/kryeministri Niko Peleshi theksoi se Shqipërisë prej kohësh i kishin munguar iniciativat për të rinjtë, ndaj dhe qeveria i ka kushtuar rëndësi të vecantë të rinjve duke punësuar vetëm këtë vit 1500 të rinj në administratën publike, shifër kjo që në vitet në vijim do të rritet më tej.Niko Peleshi: Kemi rreth 1500 të rinj të punësuar në administratën shtetërore, ky numër do të shtohet dhe do të shkojë në 2500. vitin që vjen jemi të vendosur të kapim shifrën e 10 mijë të rinj, që kryejnë praktikat e punës pranë adaministratës publike.Të pranishëm gjatë prezantimit të plan veprmit ishin edhe përfaqësues të trupës diplomatike në vendin tonë.