Itali, shkatërrohet banda ndërkombëtare e drogës, mes tyre dhe shqiptar
6 persona janë arrestuar në Durrës për llogari të autoriteteve italiane në kuadër të operacionit “Riakrika 2013”. Operacioni antidrogë i shtrirë nëpërmjet 3 shteteve Shqipëri, Itali dhe Gjermani në total ka cuar në pranga 25 persona që të gjithë të akuzuar për krijim të organizatave kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane në krye të një grupi me shtrirje në disa shtete të Europës dyshohet se qëndronte një shqiptar, sic ka dalë nga përgjimet telefonike. Hetimet kanë provuar se kjo organizatë kriminale nga korriku i 2013 e deri më qershor të 2014 ka trafikuar të paktën 15 kg kokainë, e cila importohej nga Holanda e shpërndahej më pas në tregun italian. Pothuajse cdo javë shuma të mëdha parash deri në 300 mijë euro dërgoheshin nga Italia drejt Shqipërisë. Grupi i arrestuar në Durrës thuhet se kishte aktivitet në fushën e ndërtimit, peshkimit dhe karburanteve.