Presidenti tunizian shpall gjëndjen e emergjencës: Një sulm tjetër do të shkaktonte kolaps

Presidenti i Tunizisë, Beji Ciad Essebi shpalli ditën e djeshme më 4 korrik gjëndjen 30-ditore të emergjencës, duke thënë se një sulm tjetër si ai i masakrës së javës së kaluar ku u vranë 38 turistë, do ta fuste vendin në kolaps.Kjo deklaratë i jep ushtrisë dhe policisë më shumë autoritet për të luftuar kundra terrorizmit dhe vë kufizime mbi të drejta të tilla si tubimet publike. Essebi u zotua se do të respektojë lirinë e shprehjes.Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të tij, Presidenti përmendi grupin terrorist ISIS, dhe deklaroi se Tunizia është në luftë me ekstremistët.“Tunizia po përballet me një rrezik shumë serioz dhe duhet të marrë të gjitha masat e mundshme për të ruajtur sigurinë dhe qetësinë,” tha ai.Vendimi erdhi në përgjigje të sulmit të 26 qershorit ku një person i armatosur hapi zjarr në plazhin e Hotel Riu Imperia në qytetin bregdetar Sousse. Të paktën 38 persona u vranë nga sulmi, për të cilin ishte ISIS që i mori përgjegjësitë.“Terrorizmi po përhapet,” tha Essebi. “Unë e besoj këtë, dhe e them me keqardhje. Nëse kjo që ndodhi në Sousse ndodh sërish, vendi do të zhytej në kolaps”.ISIS u vetëshpall përgjegjëse për sulmin, por nuk dihet ende me siguri nëse grupi islamik kishte gisht në këtë sulm.