Kryegjyshi i bektashinjëve shtron iftar, thirrje për më shumë dashuri e harmoni

Kreu i Komunitetit të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka shtruar një darkë iftari, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit.Kryegjyshi tha se ky muaj sakrifice thërret njerëzimin për më shumë dashuri e harmoni ne familje e shoqëri.“Në këtë muaj të sakrificës, dashurisë, paqes, lehtësisë njerëzore lutemi, falemi, të kemi mbarësi, të kemi jetë të lumtur, të jemi të bashkuar”.Në darkë merrin pjesë përfaqësues të bashkësisë islame të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, deputetë, diplomatë e përfaqësues të medias.