Xhihadistët e rinj ekzekutojnë me plumb në kokë 25 ushtarë të zënë rob

Militantët e Shtetit Islamik vijojnë të trondisin botën me serialin e tyre të ekzekutimeve.Video më e fun dit e publikuar prej tyre vjen nga qyteti historik i Palmyras në shkretëtirën siriane, në të cilën shfaqen si ekzekutorë fëmijë të mitur, ushtarët e ri të xhihadit, teksa urdhërohen të vrasin brutalisht një grup prej më shumë se 25 ushtarësh të zënë rob.Në pamje shfaqen ushtarët të ulur në gjunjë në amfiteatrin romak, që më herët përdorej për zhvillimin e një Festivali vjetor në qytet.Ndërkohë një turmë e madhe burrash dhe djemsh, shumica me uniformë ushtarake dhe shami jane ulur në shkallët e amfiteatrit në pritje të “kurbanit”.Pas çdo ushtari qëndron një fëmijë roje,me një pistoletë të drejtuar nga koka e ushtarit. Të gjithë me uniforma ushtarake dhe me shamitë karakteristike për zonat e shkretëtirës, ngjyrë kafe, që nuk i kalojnë 12-13 vjeç.Ndërkohë vetë luftëtarët e ISIS shihen në këmbë ose të ulur në rrënojat e lashta, duke vëzhguar turmën sesi e presin ekzekutimin.Një udhëheqës flet për audiencën, para një flamuri të madh të ISIS. Dhe në fund akti final, me një komandë të vetme, ushtarët e zënë rob ekzekutohen në të njëjtën kohë me një goditje në kokë.ISIS ka marrë kontrollin e qytetit historik që prej 21 majit, ndërsa sistematikisht ka shkatërruar të gjitha monumentet dhe thesaret e lashta të qytetit.ISIS është i njohur për përdorimin e fëmijëve si kamikazë, ushtarë dhe ekzekutorëve në përpjekjet për të ngjallur frikë në të gjithë Irakun dhe Sirinë.Autoritetet kanë frikë se përdorimi i fëmijëve nga ana e ISIS si ushtarë dhe kamikazë vetëm do të rritet në muajt e ardhshëm.20 21 22 23