Kush jep informacion për kartelet, shpëton nga gjobat

Autoriteti i Konkurrencës  ka gjetur një formë të re për të luftuar marrëveshjet e fshehta në treg, të njohua ndryshe si kartele. Për anëtarët e këtyre karteleve që ofrojnë informacion, shpëtojnë pjesërisht ose tërësisht nga gjobat, që sipas ligjit shkojnë deri në 10% të xhiros vjetore.Autoriteti i Konkurrencës ka gjetur një formë të re për të luftuar kartelet apo konkurrencën e pandershme në treg. Anëtarët e këtyre karteleve që japin informacion për këto shkelje do të shpëtojnë plotësisht ose tërësisht nga gjobat. Është ky thelbi i programit të lehtësimit nga gjobat të propozuar nga Autoriteti I Konkurrencës .“Lehtësimi” nënkupton imunitetin por edhe reduktimin nga çdo gjobë që do të vendosej për një pjesëmarrës në një marrëveshje të ndaluar, në shkëmbim të zbulimit vullnetar të informacionit për sa i përket kartelit, para ose përgjatë fazës hetimore të një rasti”, theksohet ne programin e Autoritetit të Konkurrencës.Ky institucion shpjegon se marrëveshjet e fshehta, të njohuar ndryshe si kartele, janë të vështira për t’u zbuluar dhe për t’u hetuar pa bashkëpunimin e njërit prej pjesëmarrësve në kartel, për vetë natyrën e fshehtë të tyre. Për këtë arsye një numër i konsiderueshëm Autoritetesh kanë aplikuar programet e lehtësimit nga gjobat për të zbuluar këto sjellje anti-konkurruese. Duke bashkëpunuar, kompanitë që japin informacion shpëtojnë nga gjoba që mund të arrijnë deri në 10 % të xhiros vjetore të tyre.