Vangjel Dule merr përgjegjësinë politike për rezultatin e 21 qershorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2015, 16:52
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka marrë përsipër përgjegjësinë politike për rezultatin e dobër në zgjedhjet e 21 qershorit.Në një reagim për mediat të kreut të PBDNJ thuhet se nuk u arritën objektivat elektorale në këto zgjedhje. “U gjendëm përballë një sulmi të paprecedentë-thuhet në reagimin e Vangjel Dules-Në të njëjtën kohë nuk kishim përballë vetëm parti politike. Struktura shtetërore u implikuan në proces dhe ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve”