Tahiri: Dora e krimit i mori jetën Ibrahim Bashës, Rama: Simboli i sakrificës
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbajti një fjalë rasti në homazhet e zhvilluara në Pallatin e Prigadave në dner të efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha i cili u vra në Lazarat. Tahiri tha se dora e pabesë e krimit dhe e terrorit i mori jetën njeriut që ishte hero edhe përsë gjalli, sic e quajti Tahiri.Po ashtu ministri i Brendshëm garantoi se nuk do të ndalen derisa të vënë para përgjegjësisë autorët.Ndërsa kryeministri Rama e quajti Ibrahim Bashën si një simbol të sakrificës. Sot tha Rama nderojmë një person që unë dhe askush nuk e njihte se kush ishte, por që dha jetën duke bërë mirë për shumë familje.Po ashtu në ceremonine ne nder të Ibrahim Bashës foli ambasadori i SHBA, Donald Lu si dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Saimir Tahiri: Kjo është familjae jote e madhe. Përuelemi përpara teje me mirënjohje. Fati i keq deshi që një dorë e pabesë të merrte jetën, e frikës dhe e terrorit u ngrit mbi ty, jo përballë sic i ka hije një trimi si ty, por fshehtas, pabesisht mbi ty. E gjithë Shqipëria është me ty, përulet mbi ty. Ti ishe hero edhe për se gjalli.E gjithë Shqipëria u shtang, dora e krimit e terrotit të mori jetën në vendin tend. Luftë nuk ka. Jetën tende e dhe për popullin tënd, në atë fshat të mbajtur peng për dekada.Dora e pabesë që u ngrit mbi ty ka mbi dy dekada që rritet për të sfiduar shtetin, ligjin. Kjo dorë mori jetën tendë. Në atë fshat plot me njërëz të ndershëm ku kanë mbetur kriminele. në atë fshat që vjet e cliruam nga droga, por që nuk e kemi mbaruar ende.Dini dicka që nuk e thoni kurrë, krimit i mjafton të këtë sukses vetëm njëhërë. Ndërsa policia duhet të ketë sukses cdo herë, cdo sekondë të jetës, e djeshma ishtë dita jote e pafat Ibrahim . Ajo dorë ka goditur shtetin, shoqërinë. Nuk je vetëm, as tani, as nesër nuk do jesh. cdo Punonës i policsë së shteti ëeshtë me ty, Shqipëria është me ty.Nuk do rreshtim kurrë të vëmë përpar përgjegjësi dorën e krimit që të vrau ty. Athdheu nuk mund të kishte miq më të mirë se ty Ibrahim.
Edi Rama: Ibrahim Basha, simboli i sakrificesEdi Rama: Unë nuk e kam njohur Ibrahimin, as ju që jeni të pranishëm këtu nuk e keni njohur. Ne nuk dimë asgjë për Ibrahimin. Nuk dimë as si u ndje kur iku të luftonte jashtë atdheut, Ne nuk e njohim dhe nuk kemi për ta njohur ndonjëhërë, por erdhem për ta nderuar. Prania jonë është një kujtim për rrugën e tij të re. Fjalët tona nuk mund ta zbusin zemrën e bërë gur të familjes së tij. E ardhmje dhe endrra e tij kanë mbaruar.Duke nderuar këtë njeri që nuk na lidhe asgjë nuk ulemi para një të vdekur, por përpara një simboli të sakrificës. Trupi që kemi përara është shëmbëlltyra e një ideali.Ai ishte në anën e cdo familje shqiptare. Ju familja e Ibrahimit i mësuat vlerën e nderit të respektit dhe të detyrës. Më duket e kot cdo frymëmarrje teksa djali juaj nuk merr frymë. Mos e troturoni veten me kujtime që ju la. Mendoni sesa shumë familje shqiptare janë mirë falë sakrificave të dajlit tuaj.
Donald Lu: Vrasja e Ibrahim Bashës, tragjedi kombëtare.Donald Lu: Ne emër të aleatëve të Shqipërisë në NATO që kanë shërbyer me Ibrahim Bashën në Afganistan dhe IRak e nderojnë për shërbimin ndaj kombit të tij. E nderojmë për cështjen e paqes në Afganistan dhe IRak. Ibrahim Basha nuk ka shërbyer në vende të sigurta dhe të qeta. Ai ka shërbyer në Kandahar dhe Mosul. Ai shërbeu në dy misione në Afganistan dhe tre në Irak. Ka marrë medlaje për trimërinë dhe shërbimin e tij.Vrasja ishte një tragjedi kombëtare. Ne nderojmë sakrificën e tij në luftën kundër narkotikëve. Ne emër të NATO-s dhe SHBA i shpreh ngushëllime familjes së tij dhe të gjithë shqiptarëve.
Meta: Eshte përgjegjësia e shtetit të vendosë drejtësiIlri Meta: Sot nuk është një ditë e zakonshme, nuk do donim të takoheshim në këto rrethana. I shprehim solidaritet familjes për heroit më të ri të atdheut tonë që u qëllua nga një prit banditës. Ai meritoi lavdinë tonë më të thellë.Jun a keni bërë krenar për shërbimet që keni kryer, krah për krah me aleatët tanë. Ti dhe kolegët e tu keni sakrifikuar gjithcka për ta nxjerrë Shqipërinë nga harta e trafiqeve.Fatkeqësisht terrorizmi të goditi pabesisht dhe pas shpine, duke të ndarë nga familja, dukë të këputur në mes 31 vitet e jetës tënde të shkurtër, por të jetuar me dinjitet.Ibrahim Basha ti e kreve detyrën tënde. Është përgjegjësia e shtetit të vendosë drejtësi për ty dhe të gjithë dëshmorët e rënë në krye të detyrës.