Standard and Poor's paralajmëron: Orë vendimtare për Europën

Janë orë vendimtare për Greqinë , por edhe për Europën. Gjithçka vendoset në Bruksel, teksa pas dështimit të djeshëm negociatat kanë rifilluar sërish.Kryeminstri Aleksis Tsipras do të përpiqet edhe sot të arrijë një marrëveshje jo vetëm për të shpëtuar vendin e tij, por edhe veten, për të mbajtur të gjitha premtimet para se të vinte në pushtet, të cilat sot në realitet rezultojnë tejet të vështira.Me shumë skenarë që qarkullojnë, mendime dhe analiza nga ekzpertë, Standard and Poor's  ka parlajmëruar se mund të zhvlerësojë renditjen e kredisë së Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Rumanisë dhe Serbisë në rast se kriza greke  përhapet në sistemin e tyre bankar.Sipas Reuters bankat greke zotërojnë banka të rëndësishme në këto shtete të Europës Juglindore dhe shqetësimi është se në rast se Athina do të detyrohet të dalë nga Eurozona, huadhënësit e saj mund të falimentojnë, me një efekt domino në degët e tyre."Ne nuk e përjashtojmë mundësinë e mbështetjes së qeverisë për bankat," tha S&P në një raport. Në rast se një mbështetje e tillë do të dobësojë parametrat fiskalë dhe të borxhit të qeverisë, kjo mund të ndikojë negativisht në renditjen e tyre kombëtare."Banka greke Alpha Bank ka përhapjen më të madhe gjeografike në rajon, me degë në Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni. Eurobank Ergasias dhe Piraeus Bank janë të dyja në Rumani dhe Bullgari dhe e fundit është gjithashtu në Serbi dhe Shqipëri.S&P tha se bankat mund të kontrollojnë degët e tyre për asetet e tyre më të mira, në një përpjekje për mbijetesë dhe përpjekjet e bankës qendrore për të ngritur kontrolle mund të jenë të pamjaftueshme për të ndaluar largimin e depozitave.