Tonin Marinaj fitues në Malësinë e Madhe, me 1600 vota më shumë

Mbyllet zyrtarisht numërimi për kryetarë Bashkie në 61 njësitë e vendit. Malësia e Madhe ka zgjedhur kryebashkiakun e ri të saj për katër vitet e ardhshme, duke i besuar ndjeshëm votën Tonin Marinaj të ASHE.Në 79 QV të numëruara, Marinaj siguroi 10.334 vota, kundrejt 8.559 votave që mori kandidati i djathtë,  Anton Kokaj.Ndërkaq pas dy orësh, pritet që në Malësinë e Madhe të nisë numërimi për këshillat bashkiakë.malesi e madhe