Gruaja më e fuqishme në botë mirëpriti gruan më të famshme në botë

Mbretëresha e Britanisë Elizabeth dhe Princi Philip u përshëndetën nga kancelarja gjermane Angela Merkel në Kancelarinë e saj në Berlin, ditën e djeshme më 24 qershor 2015.Të mërkurën, gruaja më e fuqishme në botë mirëpriti gruan më të famshme në botë me një shtrëngim duarsh në oborrin e Kancelarisë Gjermane në Berlin.Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila kryeson ekonominë më të pasur në Europë dhe është ndërmjetësja qëndrore në marrëveshjet masive të Euro-shpëtimit, priti Mbretëreshën e Britanisë dhe bashkëshortin e saj, Princin Philip, gjatë vizitës 4 ditore në Berlin të çiftit mbretëror.Vizita e pestë e mbretëreshës në Gjermani përfshin një ceremoni për hedhjen e kurorës në kujtim të luftës së Berlinit, një tur në kampin e përqëndrimit të Luftës së Dytë Botërore, ku Anne Frank humbi dhe i vetmi kamp që u çlirua nga britanikët, si dhe një leksion me studentët e Universitetit të Berlinit.Çifti mbretëror do të qëndrojë në Hotel Adlon afër Portës Brandenburg në Berlin, në të njëjtin vend nga ku Michael Jackon nxorri fëmijën e tij nga ballkoni, raporton The Telegraph.Ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar është përgatitur një referendum për qëndrimin apo jo të saj në BE. Në një intervistë, kancelarja Merkel u shpreh se shpreson që Mbretëria e Bashkuar të qëndrojë në rrethin e Eurozonës”.Britain's Queen Elizabeth and Prince Philip is greeted by German Chancellor Merkel at Chancellery in Berlin Britain's Queen Elizabeth and Prince Philip are greeted by German Chancellor Angela Merkel at the Chancellery in Berlin