Ura me harqe mbi lumin Mat prej 10 vjetësh vidhet për skrap

Ura me harqe, e quajtur ndryshe si Ura e Zogut, që shtrihet mbi lumin Mat në Milot është ndërtuar në vitin 1928.Për tekniken e veçantë të ndertimit dhe vitet që mban mbi "shpinë", përveç hekurave,  është shpallur monument kulture në vitin 1974.Deri në mesin e viteve 70 ajo ka qenë ura e vetme që ka lidhur Shqipërine e veriut me pjesen tjeter te vendit, por prej vitit 2004  ku fillimisht u bë ristrukturimi total i saj për ta ruajtur atë nga amortizimi dhe shkatërrimi i kohës, falë investimit 104 milion lekë, filloi të vidhet pjesë pjesë nga persona që i shisnin pjesët metalike për skrap.Ura me harqe nuk i ka shinat në të dy anët e saj që shërbenin si mbrojtëse anësore, gjithashtu jane vjedhur e shkaterruar çfarë është mundur nga pjeset metalike. por pavarësisht dëmeve kolosale , deri më sot nuk është penalizuar askush.Sipas historianëve, kjo urë e shpallur monument kulture, duhet të ruhet nga shteti, pasi vetëm mbrojtja e stilit të saj unik në Evropë, është shumë domethënëse për trashëgiminë e vendit.