Shteti Islamik hyn sërish në qytetin Kobani
Mediat siriane thonë se militantët kanë hyrë nga Turqia.Militantët e Shtetit Islamik kanë hyrë në qytetin sirian Kobani, disa muaj pasi u zbrapsën nga trupat kurde peshmerga.Sipas observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, shumë persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve të ashpra në qendër të qytetit, i cili ndodhet pak kilometra larg kufirit me Turqinë.Betejat e mëhershme, të cilat zgjatën më shumë se katër muaj bënë bujë ndërkombëtare, teksa zbrapsja e ektremistëve u pa si një humbje simbolike për Shtetin Islamik.Mediat siriane ndërkohë thonë se militantët esktremistë kanë hyrë nga Turqia, duke rindezur luftën mëngjesin e të enjtes.Të gjitha këto prentendime janë hedhur poshtë nga Turqia teksa numri i viktimave ka shkuar mbi 12 perosna dhe 70 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nuk është shumë e qartë se sa perosna kanë mbetur tashmë në Kobani si pasojë e vrasjeve të përgjakshme, por edhe ikjeve masive nga vendi.Më shumë se 200,000 sirianë kanë humbur jetën në katër vitet e konfliktit të armatosur, i cili filloi me protesta anti-qeveritare para se të përshkallëzohej në luftë civile dhe më pas në situatën aktuale. Më shumë se 11 milion të tjerë kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, teksa situata duket pa zgjidhje, të paktën për momentin.