Lulishtja me plehra, qytetarët: Nuk është ky imazhi që meritojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2015, 11:27
Në ditët kur sezoni turistik po sjell më shumë vizitorë drejt Beratit, gjendja në të cilën ndodhet lulishtja në hyrje të qytetit lë shumë për të dëshiruar. Prej ditësh kjo lulishte nuk pastrohet dhe për këtë askush nuk jep shpjegim askush.Në kushtet ku mungojnë koshat për hedhjen e mbeturinave, gjithçka përfundon në tokë. E gjithë zona e gjelbër, shatërvani që kurrë nuk ka ujë, janë të mbushur me plehraQytetarët, frekuentuesit më të rregullt të lulishtes, pohojnë se nuk është ky imazhi që meriton qyteti i UNESCO-s.E ndërsa vëmendja e të gjithëve është përqëndruar tek ndërrimi i pushtetit vendor, gjendja e lulishtes në lagjen "Dëshmorët e Kombit" në Berat, nuk dihet për sa ditë do të vazhdojë të qëndrojë e tillë.