Vlorë, mungon sinjalistika, investimet e fundit 15 vjet më parë

Edhe pse një prej qyteteve më të medha në vend, Vlora renditet prej kohësh në listën e qyteteve me mungesë totale të sinjalistikës horizontale e vertikale. Mungesa e vijave te bardha, e semaforëve dhe e tabelave orientuese, mbeten ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve, të cilët thonë se ky kaos shpesh është kthyer në burim aksidentesh, ndërkohë që investimet e fundit ne sinjalistikën rrugore jane bërë rreth 15 vite më parë.Vijëzimet rifreskohen çdo prag sezoni turistik por vetem përgjate bulevardit kryesor e rrugës se Ujit të Ftohtë.Mungesa e sinjalistikës më së shumti rrezikon fëmijët dhe të moshuarit, e njëkohësisht është një tablo aspak e hijshme për një qytet bregdetar që vizitohet nga turistë të shumtë.