Bastisen OJQ në Prishtinë dhe Prizren, dyshohet se financojnë terrorizmin

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me policinë e shtetit ka bastisur gjatë ditës së sotme pesë organizata jo qeveritare muslimane në Prishtinë dhe Prizren për shkak se dyshohet se kanë kryer pastrim parashë dhe financim të terrorizmit.Sipas burimeve, OJQ-të të cilave iu janë bastisur zyrat janë "Nisa", "Bregu i Diellit" dhe "Ibni Sina" në Prizren. Aksioni është ndërmarrë me nismë të prokurorisë, e cila po heton prej disa kohësh për parandalimin e veprimeve terroriste në vend. Mësohet se gjatë bastisjes janë sekuestruar përkohësisht materiale që mendohet të shërbejnë si provë materiale në çështjen e mundshme që do të ngrihet ndaj tyre.Operacioni vjen vetëm pak ditë pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e cilësonte Kosovën si vend burim luftëtarësh të huaj për ISIS dhe Al-Nusran, dy organizata që veprojnë në Lindjen e Mesme.