LSI forcë e parë në Gjirokastër, mori edhe kreun e bashkisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2015, 17:29
Në qarkun e Gjirokastër ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për këshillat bashkiak dhe LSI rezulton fituese, duke u renditur si forca e parë politike me 12.848 vota ose 22,10%. PS mori 11.742 vota ose 20.20% dhe PD 9.053 vota ose 15.57 %.Në Gjrokastër fitoi Zamira Rami e Aleancës për Shqipërinë Europiane.