Hungaria pezullon traktatin e Dublinit: Stop emigrantëve

Hungaria ka pezulluar traktatin e Dublinit, një nga rregullat më të rëndësishëm të Bashkimit Europian për sa i përket emigrantëve dhe azilkërkuesve.Sipas traktatit, vendi në të cilin emigrantët shkelin për herë të parë është përgjegjës për strehimin dhe azilin e tyre, gjë të cilin Hungaria e ka hedhur poshtë me pretendimin se vendi është i mbingarkuar nga emigrantët e paligjshëm.Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi kryeminsitri hungarez, Viktor Orban, shpalli planin e refuzimit të emigrantëve, duke ngritur një mur të lartë katër metër dhe të gjatë 175 kilometër në të gjithë vijën kufitare me Serbinë, si bllokadë ndaj të gjithë personave që përpiqen të kalojnë kufirin.Sipas Budapestit zyrtar, vetëm gjatë këtij viti në vend kanë hyrë 60 mijë persona në mënyrë ilegale.Ka regaur menjëherë Bashkimi Europian, duke i bërë thirrje qeverisë hungareze të sqarojë menjëherë këtë vendim.Në fakt qëndrimi i Hungarisë mbi çështjen e emigrantëve është bërë i njohur në debatin në Parlamentin Europian mbi emigrantët që zbarkojnë në Itali dhe shpërndarjen e tyre sipas kuotave, një propozim ky i shefes për politikë të jashtme në BE-së, Federica Mogherini dhe i kundërshtuar fort nga kryeministri britanik, David Cameron.Megjithatë edhe vende të tjera në bllokun europian nuk pranojnë strehimin e emigrantëve të paligjshëm, përfshirë edhe Francën, duke ofruar vetëm ndihmë financiare.Traktati i Dublinit ka shkaktuar tension në BE dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje për këtë çështje.Vetëm në tre muajt e parë të 2015, Hungaria ka marrë 32.810 aplikime të reja për azil, vendi i dytë pas Gjermanisë në Bashkimin Europian me numrin më të lartë të azilkërkuesve.