Zhduket i moshuari, familjarët: Na ndihmoni ta gjejmë, nuk kemi konflikte

Një 72 vjecar është zhdukur prej mëngjesit të së dielës, më 21 qershor. Fiqiri Sula(ne foto) nga fshati Zerqan i Bulqizës është larguar nga shtëpia prej orës 7:30 të ditës së diel, dhe nuk ka kontaktuar me asnjë person, ndërsa edhe telefoni i tij rezulton i fikur.Familjarët tregojnë se i afërmi i tyre nuk kishte konflikte apo probleme shëndetësore. Edhe pse kanë denoncuar në polici, të afërmit e Fiqiri Sulës, kerkojnë ndihmën e qytetareve për gjetjen e 72-vjecarit.Për herë të fundit i moshuari është parë në pazarin e Shupenzës të dielën e 21 qershorit në orën 10:00 paradite.