“Lazarati”, Nishani dënon aktin kriminal, thirrje lazaratasve për qetësi

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, ka dënuar ngjarjen kriminale në Lazarat, ku një efektiv i forcave RENEA mbeti i vrarë, ndërsa dy të tjerë u plagosën.Përmes një deklarare për mediat, zyra për shtyp e presidencës bën me dije se “Presidenti Nishani dënon aktin kriminal dhe u kërkon autoriteteve ligjzbatuese që në mënyrë profesionale të bëjnë zbulimin e menjëhershëm të këtij krimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve”.Presidenti Nishani ka ngushëlluar familjarët e efektivit të vrarë Basha, ndërsa uron shërim të shpejtë për dy policët e plagosur.“Presidenti i Republikës po ndjek me shqetësim ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në fshatin Lazarat gjatë ditës së sotme ku ka humbur jetën Ibrahim Basha, efektiv i forcave speciale RENEA, dhe ku janë plagosur dy efektivë të tjerë.Kreu i Shtetit ngushëllon familjen e të ndjerit Basha për humbjen e rëndë si dhe i gjendet pranë të gjithë familjarëve e të afërmve në këtë ditë të rëndë për ta, ndërkohë që u uron shërim të shpejtë policëve të plagosur”.Në përfundim të deklaratës, Nishani u bën thirrje për qetësi qytetarëve të Lazaratit në këto momente të vështira.