Duma: U manipulua vërtetësia e votës, Dako: Fitorja më ngarkon me përgjegjësi
Pasi ka falenderuar të gjithë ata që i dhanë votën, Grida Duma, kandidatja e djathtë pohoi se vendimi i saj për të garuar erdhi nga ndjeshmëria për problemet dhe hallet e qytetarëve. Duma ka sulmuar rivalin e saj, duke e akuzuar se ka manipuluar votat, ndonëse ka pranuar humbjen.Grida Duma: Përballë sigurisht nuk kisha një kundërshtarit që të mbante profilin e intelektualit, e njeriut mirëbërësit të bashkisë por të një shërbyesi të vogël interesash që në fakt pati me vetë të gjitha makinërinë shtetërore të ministrave të drejtorëve, por kishte edhe makinerinë e një infrastrukture e cila tentoi që duke marrë peng varfërinë e njerëzve, në fakt manipulonte edhe vërtetësinë e votës. Unë e njoh përgjegjësinë e humbjes sepse është më e madhe humbja kur ajo duhet të ndalonte një të keqe më të madhe.Pavarësht humbjes, Duma paralajmëroi një tjetër betejë. Ajo se do jetë përherë e pranishme në luftën kundër betonizimit, kundër varfërisë e me radhë.Grida Duma: Ky është fillimi i një beteje të madhe, është fillimi i një betje që do te jemi përballë.Pas fitores, Vangjush dako, kandidat i ASHE foli para simpatizantëve të majtë, ku garantoi mbajtjen e premtimeve, dhe punë me më shumë përgjegjësi gjatë mandatit të ri në krye të bashkisë së madhe të Durrësit.Vangjush Dako: Qytetarët e Durrësit treguan edhe njëherë që dinë të vlerësojnë punën dhe nëpërmjet punës transformuan qytetin, por njëkohësisht treguan se puna është kriteri i votës dhe jo llafe.Betejën për durrësin kryetari aktual i bashkisë Vangjush dako, e fitoi me 13696 vota plus, përballë rivales Grida Duma.