Të dhënat për 5 mujorin e parë 2015, doganat dhe tatimet s’ kanë realizuar planin
Tatimet dhe doganat mbeten dy prej institucioneve që vijojnë të kenë një realizimin më të të ulët të ardhurave në 5 mujorin e parë të 2015 sesa plani. Ministria e Financave ka publikuar të dhënat për këtë periudhë ku konstatohet se pavarësisht se ka një mosrealizim të planit në krahasim me një vit më parë, të ardhurat janë më të lartaTiranë- Të ardhurat në buxhetin e shtetit edhe për 5 mujorin e parë të këtij viti kanë qenë 6.6 miliard lekë më pak se plani.Por në krahasim me një vit më parë të ardhurat e buxhetit janë rritur me rreth 5 % apo 7.3 miliardë lekë.Doganat dhe tatimet janë ato që kanë dhënë efektet kryesore në këtë mosrealizim . Totali i të ardhurave është 151.9 miliard lekë nga 158.5 miliard lekë që ishte plani.Edhe përgjatë muajit maj, tatimet kanë pasur një mosrealizim me rreth 7 %, ndërsa doganat me rreth 10 %.Akciza gjithashtu është një zë që ka pasur një mosrealizim me rreth 4% nga plani.Më pak të ardhura se plani në buxhet kanë ardhur edhe nga TVSH një zë me rëndësi tek të ardhurat duke pësuar një rënie prej 6.4%, në 47.1 miliardë lekë si dhe mbledhja e taksave nga biznesi i vogël .Një fakt pozitiv në këta tregues është ulja e defiçitit buxhetor.Sipas të dhënave totali i shpenzimeve arriti për periudhën 5-mujore në vlerën e 161.2 miliardë lekë, ndërsa defiçiti buxhetor është në vlerën e 9.7 miliardë lekëve.Edhe pse Të ardhurat janë në nivel më të lartë se një vit më parë, përsëri këto tregues për 5-mujorin e parë të këtij viti nuk janë në nivelin e pritshëm, edhe pse në fillim të këtij viti hyri në fuqi paketa e re fiskale, ku pati një sërë rritje taksash, me anë të cilave pritej që të mblidheshin më shumë para.Vetëm një muaj më parë, Ministria e Financave paralajmëroi se gjatë qershorit mund të ketë edhe një rishikim të buxhetit të këtij viti.