Arrestohen sekserët, premtonin punë dhe nota kaluese kundrejt parave

Dy sekserë kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë e qytetit bregdetar, kanë arrestuar 52-vjeçarin Bardhyl Xhakollari dhe 48-vjeçarin Ramiz Tepshin.Xhakollari premtonte punësim kundrejt shumës prej 3000 €Bardhyl Xhakollari u arrestua nga Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor.52-vjeçari u ndalua pasi i kishte premtuar shtetasit D.B 37 vjeç,banues në Durrës, se do ndërhynte për të punësuar bashkëshorten e tij si mësuese, kundrejt pagesës prej 3000 euro.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr.276/3, datë 23.06.2015 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg"për veprën penale"Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".Tepshi u premtonte studentëve marrjen e provimeve kundrejt një shume të caktuarEdhe Ramiz Tepshi u ndalua po ashtu nga Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës ,pas një hetimi disa mujor.Arrestimi i tij erdhi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr. 740/2, datë 23.06.2015 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg"për veprën penale"Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"dhe"Korrupsion pasiv".Ky shtetas u premtonte studentëve në Universitetin "Aleksandër Moisiu"marrjen e provimeve kundrejt një shume të caktuar.