Familja e efektivit të RENEA-s hap dyert e mortit, apel për drejtësi
Familja e efektivit të vrarë të forcave RENEA Ibrahim Basha, i cili humbi jetën mëngjesin e mërkurës në Lazarat, ka hapur dyert e mortit në banesën e tyre në Bathore vetëm pak km larg kryeqytetit.Të afërmit e 31 vjeçarit bëjnë apel për drejtësi dhe vendosjen e autorëve para ligjit pasi njeriu i tyre kishte shkuar në Lazarat për të mbrojtur shtetin.Kush ishte Ibrahim Basha? 31 vjecari ka qënë pjesë e Batalionit Special të "Berretave të Kuqe" në Ushtrisë, ku ka marrë pjesë në disa misione në Afganistan. Ndërsa prej 6 muajsh është bashkuar me forcat Speciale RENEA.Për rreth 7 vjet i ndjeri Ibrahim Basha, ka qenë në shërbime të ndryshme jashtë Shqipërisë si ushtarak, duke u bërë edhe pjesë e forcave ushtarake Eagle në Afganistan.Statusi i tij i fundit përkon më 18 qershor, me celjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Përmbajtja e këtij statusi, lidhej me urimin për besimtarët muslimanë.Ju uroj agjërim të lehtë dhe të mbarë. Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë agjërimin".Familja e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, i cili u vra sot në mëngjes në Lazarat ka hapur dyert e mortit në banesën e tyre në Bathore.Të afërmit e 31 vjeçarit bëjnë apel për drejtësi dhe vendosjen e autorëve para ligjit pasi njeriu I tyre kishte shkuar në Lazarat për të mbrojtur shtetin.“Kërkojmë të vendoset drejtësia në vend. Ai shkoi në Lazarat për të luftuar për shtetin. Presim që shteti të marrë masa. Policia i njeh mirë kriminelët” thotë Faik Basha i afërm i viktimës.[caption id="attachment_537529" align="alignnone" width="640"]
Ne banesen e Ibrahim Bashes ne Bathore te Tiranes, hapen dyert e mortit[/caption][caption id="attachment_537527" align="alignnone" width="640"]
Ne banesen e Ibrahim Bashes ne Bathore te Tiranes, hapen dyert e mortit[/caption][caption id="attachment_537530" align="alignnone" width="640"]
Ne banesen e Ibrahim Bashes ne Bathore te Tiranes, hapen dyert e mortit[/caption]/Oranews.tv/